Kryebashkiaku i Elbasanit: Zjarri në Shijon i qëllimshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryebashkiaku i Elbasanit: Zjarri në Shijon i qëllimshëm

Zjarri i rënë mesditën e së mërkurës në fshatin Shijon, ka marrë përmasa të mëdha, favorizuar edhe nga era si edhe temperaturat e larta. Flakët e zjarrit të përhapura me shpejtësi kanë rrezikuar edhe disa banesa. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivat e zjarrëfikeses si edhe mjetet të cilët kanë lokaluar në kohë rekord flakët e zjarrit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe kryetari i Bashkisë Gledian Llatja i cili ka parë edhe situatën e shkaktuar nga zjarri.

“Deri tani janë djegur rreth 200 rrënjë ullinj, edhe pse efektivët e zjarrëfikëses dhe mjetet janë në aksion, zjarri vazhdon”, tha Llatja.

Sipas tij, “vatrat e vogla të zjarrit kane dalë edhe buzë rrugës së vjetër Elbasan – Tiranë, ku për këtë arsye në ndihmë të zjarrëfikëses kanë mbërritur edhe punëtorët e Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, si dhe vetë banorët me qëllim që të largojnë vatrat e zjarrit nga banesat, gjësë së gjallë dhe banorët”.

Sakaq flakët e zjarrit në pyll vazhdojnë të përhapen, pasi është e pamundur të ndërhyhet si pasojë e temperaturave të larta.

Advertisement

Kryebashkiaku Llatja ka kërkuar ndihmën e Policisë për kapjen e peraonave të papërgjegjshëm, pasi sipas tij zjarri është i qëllimshëm dhe është ndezur buzë rrugës së vjetër Elbasan – Tiranë, duke kaluar nga Shijoni në fshatin Petresh.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy