Kryebashkiaku Kokoneshi tregon pse duhet vizituar Divjaka: Destinacion i rëndësishëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryebashkiaku Kokoneshi tregon pse duhet vizituar Divjaka: Destinacion i rëndësishëm

Kryebashkiaku Fredi Kokoneshi ka treguar për “Quo Vadis” atraksionet turistike që vizitorët mund të vizitojnë në Divjakë.

 

“Është një bashki që ka një karakteristikë të veçantë: ka një ndërthurje mes bujqësisë dhe turizmit. Divjaka është një vend që gjeneron financa të jashtëzakonshme për buxhetin e shtetit, pasi të gjithë produktet e saj i shet për eksport. Kjo shoqërohet edhe me vijën e bregdetit. Është një panoramë e mrekullueshme. Kjo na bën krenar. Parku i Divjakës është shumë i kuruar dhe i mbajtur shumë bukur, falë banorëve. Pastaj, shëtitja me varka, është spektakël. Ne mund të ofrojmë edhe turizmin e zogjve, jo vetëm të rërës.”

 

Advertisement

Kokoneshi shtoi se Divjaka, nuk vizitohet vetëm nga shqiptarë, por edhe tursitë të huaj, ndërsa tregoi edhe prioritetin kryesor për rritjen e numrit të pushuesve:

 

“Është kthyer në një destinacion shumë të rëndësishëm turistik. Nuk janë vetëm banorë të Shqipërisë që e vizitojnë, por edhe të huaj. Natyrisht nuk kemi shumë shtretër në këtë zonë. Njësitë komoduese janë 600 shtretër, por duam që t’i japim fuqi edhe qytetit brenda. Kemi ndërtuar një strukturë me qëllim që t’i kthejnë shtëpitë e tyre në guest house. Kanë filluar të funksionojnë. Ne kërkojmë që çdo qytetar ta kthejë shtëpinë e vetë në turizëm. Ky është qëllimi që kemi në këtë kohë. Ky do të jetë edhe prioriteti jonë.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy