Kryekomunari i Suharekës në Tiranë/ Erion Veliaj i dhuron kullën e sahatit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryekomunari i Suharekës në Tiranë/ Erion Veliaj i dhuron kullën e sahatit

KryEbashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim Kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ku në qendër të bisedës ishte bashkëpunimi në inovacion, ekonomi dhe sport.

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE TIRANE

Advertisement

 

“Mezi pres që ky fillim të jetë një ogur i mirë për çfarë mund të bëjmë bashkë në aktivitetet kulturore dhe ekonomike, duke mësuar pak nga njëri-tjetri. Gjykoj që ku ka vullnet, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje. Pavarësisht se po jetojmë kohë të vështira, pas Covidit, pas rritjes eksponenciale të çmimeve, me pak fantazi, me një skuadër të mirë, mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme për njerëzit tanë”

 

Veliaj e shfrytëzoi takimin edhe për tu bërë thirrje të rinjve që tu bashkohen aktiviteteve në tiranë në kuadër të kryeqytetit europian të rinisë.

Advertisement

 

Shpresoj shumë që, në këtë vit kur ne jemi Kryeqyteti Europian i Rinisë, t’i lidhim më shumë të rinjtë tanë. Basketbolli, volejbolli, sporti është një mënyrë. Por unë besoj se kemi shumë të rinj në teknologji. Jo të gjithë do të bëhen juristë, jo të gjithë do të studiojnë shkenca politike, disa do të duhet të mësojnë një zanat. Fakti që një qytezë si Suhareka është bërë një histori suksesi në punësimin e brezit të ri, besoj se është një shembull për gjithë ne të tjerët”,

 

Kryebashkaiku i Tiranës i dhuroi kryetarit të komunës së Suharekës kullën e sahatit si simbol të qytetit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy