Kryemadhi del me urgjencë: Ja si po i blen votat PS në Durrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryemadhi del me urgjencë: Ja si po i blen votat PS në Durrës

Monika Kryemadhi doli para mediave ne mesnate per te denoncuar nje skeme sipas saj te blerjes se votes nga PS ne Durres.

Drejtuesja e LSI tha se ky denoncim po behet publik ne media duke qene se per të bërë një denoncim në SPAK duhet të dorëzohen dokumentet me poste dhe e diela eshte dite pushimi.

“Ky është materiali që ka ardhur, ku patronazhistët e Partisë Socialiste kanë marrë përsipër blerjen e votave, ku janë detyruar dhe kanë shkuar kanë marrë numrat e identitetit, qendrën e votimit, vendin e punës, ku në fakt pjesa më e madhe janë të papunë dhe pensionistë dhe në krah kanë numrin e telefonit të patronazhistit dhe vlerën e parave që ka marrë.Në fakt janë vetëm faturat e para këto që shikoni, të cilat sapo kanë ardhur. Është i njëjti si databaza e Tiranës, ku bëhet shumë e qartë që tashmë në qytetin e Durrësit, makinat me xhama të errëta apo edhe pa targa i janë drejtuar shtëpive të personave që presin për të marrë para.”

 

Advertisement

Kryemadhi akuzoi edhe policine e Durresit si te implikuar ne kete afere per blerjen e votave.

 

“Ne këtë denoncim tashmë do ta çojmë në Polici, në qoftë se Policia është aty, por nuk e çojmë te Policia e qytetit të Durrësit, sepse drejtori i Policisë së Durrësit, shefat e komisariateve, shefat e krimeve janë bashkëpunëtorë në krim, sepse ata janë patronazhistët e patronazhistëve të patronazhistit të Edi Ramës, prandaj këto materiale po ia bëjmë të ditur të gjithë qytetarëve. Dhe po jua bëjmë të ditur edhe patronazhistëve që shpërndajnë para, edhe atyre që shesin votën dhe të gjithë Policisë së Shtetit, Operacionales dhe këdo tjetër që nuk ka lënë njeri një Republikën e Shqipërisë që është kundër Edi Ramës, pa iu kontrolluar xhepat, pa iu kontrolluar edhe banjot dhe koshat e letrave higjienike.”

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy