
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kritikon qeverinë se ka krijuar një mekanizëm për të fryrë fiktivisht kostot e inceneratorëve.
Përmes një reagimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se në një kohë që bizneset e shqiptarëve mbyten me gjoba nga tatimet, kompanitë e lidhura me inceneratorët vjedhin paratë e popullit.
Postimi:
Ja se si Rama ka krijur mekanizmin për të fryrë kostot e inceneratorëve në mënyrë fiktive. Përmes këtyre kompanive të angazhuara edhe ne vjedhjen e TVSH-se.
Ndiqni se si lëvizin paratë, për të kuptuar arsyen e vërtetë përse Rama nuk i ndalon pagesat e inceneratorëve.
Ndërkohë që bizneset e shqiptarëve mbyllen dhe mbyten në gjoba nga tatimet për kupona tatimorë, kompanitë e lidhura me inceneratorët vjedhin paratë e shqiptarëve, mbushin xhepat e pushtetarëve dhe bëjnë evazion fiskal, të pashqetësuar nga mburoja politike e grupit të strukturuar kriminal.
Ne do vijojmë të zbardhim të vërtetën për publikun. Karriera politike e kujtdo në qeveri apo bashki, nuk mund të shërbejë si presion ndaj drejtësisë që ajo të ndihet e intimiduar për tj shkuar deri ne fund zbardhjes.
Uroj që ky informacion i radhës, bashkë edhe me faktet e tjera që kemi publikuar më parë, t’i shërbejnë SPAK për të rivendosur sa më shpejt të drejtën e qytetarëve në vend.
SPAK dhe drejtësia duhet të gjejë forcën ti shërbejë interesit të qytetarëve, jo kriminalitetit të pushtetarëve!