Përplasja Rama-Basha në Kuvend për korrupsionin dhe Inceneratorët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasja Rama-Basha në Kuvend për korrupsionin dhe Inceneratorët

Deputetët u mblodhën për herë të fundit për këtë vit, për të rrëzuar 4 dekrete të presidentit Ilir Meta kundër buxhetit dhe paketës fiskale, si dhe për të miratuar një ligj të posaçëm për fëmijët që kanë humbur prindërit për shkak të detyrës.

 

Të gjithë fëmijët e dëshmorëve të atdheut, mjekëve dhe infermierëve, që kanë humbur jetën, si rezultat i infeksionit Sars-Covid-19; personave që kanë humbur jetën, në përpjekje për mbrojtjen e pronës publike do të përfitojnë pagën e plotë të prindit.

 

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

“Shumë të vetëdijshëm për borxhin ndaj atyre që dhanë jetën e tyre me akte të rralla patriotizmi, vetëmohimi, heroizmi, integriteti dhe që i dhanë ndjesinë e jashtëzakonshme të vlerës së jetës, por dhe të vlerës së përkushtimit dhe të sakrificës për mbrojtjen e jetëve të të tjerëve, shoqërisë sonë, kjo qeveri i ofron sot përmes fuqisë dhe të kësaj shumice këtu në sallë, dorën e një mbrojtjeje dhe një kujdesi krejt të posaçëm,”

Advertisement

 

 

Por për kreun e PD Lulzim Basha, realiteti në Shqipëri është krejt tjetër, duke sjellë shembullin e çështjes së inceneratorëve.

 

Advertisement

LULZIM BASHA

KRYETAR I PD

 

“400 milionë euro të mafias të inceneratorëve do të dilnin  e do të tepronin  për t’i dhënë zgjidhje një pjesë  të problemeve të vogëlushëve shqiptarë, por në fakt këto para janë marrë nga gojët e vogëlushëve shqiptarë nga ky që sapo la me mallëngjim foltoren e mashtrimit.”

Advertisement

 

 

Sipas Bashës, SPAK-u nuk duhet të mjaftohet me arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, për çështjen e inceneratorëve.

 

Advertisement

 “Këtu jemi në diktaturën e inceneratorëve, në një sistem të pastër, jo të një shteti të korruptuar, po të një shteti të të korruptuarëve. Ndaj mos u çudisni nëse përtej rendit që keni caktuar për t’i servirur shqiptarëve në këtë seancë të fundit të vitit, për të fshehur aferën më të madhe të vjedhjeve, ne kemi dhe do të kemi vetë një shqetësim, kur do të veprojë drejtësia mbi kokën e vërtetë dhe jo bishtin që kanë arrestuar si kokë?”

 

Parlamenti nga sot nis pushimet e dimrit për t’u rimbledhur në 17 janar, dhe në sesionin e ri pritet të votohet nisma e socialistëve për zgjatjen e mandatit të organeve të vetingut si dhe nisma e demokratëve për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe vetingun e politikanëve; ndërhyrje këto në kushtetutë që u shtynë për vitin e ardhshëm.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy