
Monika Kryemadhi ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.
Në një reagim në rrjete sociale, kryetarja e LSI-së jep mesazhin se duhet të kujtojmë gjithmonë mësimin prej shembullit të Krishtit, se vetëm dashuria mes njëri tjetrit është e pushtetshme mbi të keqen dhe rruga e duhur drejt paqes.
“Pashkë të gëzuara dhe paqe për të gjithë! Drita e Shenjtë që besimtarët ortodoksë kanë shpërndarë në të gjithë vendin, uroj të bekojë dhe ndriçojë përgjithmonë familjet, komunitetet e tyre, e me to, të gjithë Shqipërinë tonë. Le të kujtojmë gjithmonë mësimin prej shembullit të Krishtit, se vetëm dashuria mes njëri-tjetrit është e gjithëpushtetshme mbi të keqen dhe rruga e duhur drejt paqes. Për shumë vjet Pashkët të gjithëve! Krishti u Ngjallë! Vërtet u Ngjallë!”