Kryeministri i Malit të Zi: Kurrë nuk do ta pranoja pavarësinë e Kosovës, por tani gjithçka ka përfunduar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryeministri i Malit të Zi: Kurrë nuk do ta pranoja pavarësinë e Kosovës, por tani gjithçka ka përfunduar

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka deklaruar se sikur ai të kishte qenë në krye të qeverisë malazeze në vitin 2008, shteti i tij kurrë nuk do ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës.

Kreu i qeverisë së Malit të Zi në një intervistë për gazetën serbe “Blic” ka thënë çështja e Kosovës, për një pjesë të banorëve të këtij shteti, është çështje emotive dhe se ata mendojnë se ajo është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë.

“Kjo pjesë e njerëzve tanë do të mendojnë ashtu, pa marrë parasysh çfarë do të jetë në fund marrëveshja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Nëse do të kisha qenë unë kryeministri i Malit të Zi, në kohën kur Mali i Zi ende nuk e kishte njohur Kosovën, kurrë nuk do të isha pajtuar që ajo të ndodhte. Por gjithçka ka përfunduar para se të vij unë në qeveri edhe para kësaj qeverie”, ka thënë Krivokapiq, përcjell Telegrafi.

Ai gjithashtu thotë se nëse ata do të merrnin vendimin për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, Qeveria do të binte në seancën e parë parlamentare.

Advertisement

“DPS do të bënte gjithçka për të formuar qeverinë dhe për të marrë të njëjtin vendim për Kosovën përsëri. Gjithçka tjetër është një imagjinatë e bazuar në dëshira”, tha Krivokapiq.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy