Policia Rrugore e Elbasanit, ka gjobitur tre persona, të cilët kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.
Sipas njoftimit të bluve, është vendosur masa administrative 10 000 lekë, bazuar në pikën 10 të nenit 146 të Kodit Rrugor, për secilin nga 3 drejtuesit e automjeteve, që kryen parakalime të gabuara, në kushtet e fushëpamjes së kufizuar, në akset rrugore “Librazhd-Perrenjas”, “Librazhd-Elbasan” dhe “Papër-Elbasan”.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke i garantuar ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.
Advertisement