minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Kryente manovra të rrezikshme në mes të rrugës me “BMW”, 22-vjeçarit nga Vlora i hiqet patenta - Struga.info


Kryente manovra të rrezikshme në mes të rrugës me “BMW”, 22-vjeçarit nga Vlora i hiqet patenta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryente manovra të rrezikshme në mes të rrugës me “BMW”, 22-vjeçarit nga Vlora i hiqet patenta

Policia e Vlorës ka proceduar penalisht dhe ka gjobitur një 22-vjeçar, i cili u kap duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë në zonën e njohur si “Kapelja”.

Shtetasi D. Xh., banues në Vlorë, xhironte në mënyrë të përsëritur gomat e automjetit të tij tip BMW, duke rrezikuar qytetarët dhe automjetet e tjera në qarkullim. Gjatë ndërhyrjes së policisë, i riu nuk i’u bind urdhrit për të ndaluar.

Ndaj tij janë ngritur akuzat për “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë” dhe “Prishje të qetësisë publike”.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor i vendosën gjithashtu një gjobë prej 5200 lekësh, i hoqën lejen e drejtimit, si dhe i sekuestruan automjetin./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy