Kryepolici shkonte me vajzën 13-vjeçe/ Lihen në burg efektivi dhe pronari i lokalit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryepolici shkonte me vajzën 13-vjeçe/ Lihen në burg efektivi dhe pronari i lokalit

Petraq Rako, 63-vjeç, banues në fshatin Mursi të Konispolit me detyrë oficer i Policisë Kufitare dhe Stefan Koloi, 62-vjec banues në Xarrë, Konispol u lanë në arrest me burg.

Ata akuzohen për “Shfrytëzim prostitucioni”, “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, “Prostitucion” dhe “Mbajtje e lokaleve për prostitucion”.

Advertisement

Polici dhe pronari i lokalit ku ushtrohej prostitucioni kanë mohuar akuzat e ngritura ndaj tyre edhe pse ata u prangosen në flagrancë pasi kishin kryer marrëdhenie seksuale me një vajzë 13-vjece.

Vajza vjen nga një familje me shumë probleme.

Advertisement

Nëna e saj është invalide teksa ka gjashtë fëmijë në total, nga të cilët 13-vjecarja është më e vogla.

Policia thotë se Stefani Koloi ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L. H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambient (lokal) për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje në fshatin Xarrë të Bashkisë së Konispolit.

Advertisement

Lokali që përdorej nga Stefan Koloi qëndronte më shumë i mbyllur dhe përdorej vetëm në rastet kur gjendeshin klientë, mes të cileve ishte edhe kryeinspektori.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy