minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Kryeprokurori Olsian Çela kandidon për t’u bërë anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi - Struga.info


Kryeprokurori Olsian Çela kandidon për t’u bërë anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryeprokurori Olsian Çela kandidon për t’u bërë anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar listën me emrat e prokurorëve kandidatë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Sipas KLP ata janë kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Në listë është edhe kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela

Njoftimi i plotë

Advertisement

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në zbatim të nenit 221, pika 4, të Ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” i ndryshuar, publikon më poshtë listën e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore:
I) Prokuroria e Përgjithshme
1. Olsian Çela;
2. Thoma Jano;
3. Arqilea Koça;
4. Alfred Progonati;
5. Alma Muça;
6. Anila Leka;
7. Kudusi Shahu;
8. Kujtim Luli;
9. Sokol Stojani.
II) Prokuroritë e Apeleve
1. Elvin Gokaj, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);
2. Ludovik Dodaj, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);
3. Etien Kapo, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Durrës);
4. Gjon Fusha, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër);
5. Irma Balli, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Korçë);
6. Lazer Çardaku, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Shkodër);
7. Kleanth Zeka, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Vlorë);
8. Genti Xholi, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë);
9. Arben Qosja, (Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit Tiranë)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy