Kthjellime në gjithë vendin/ Parashikimi i motit pët ditën e sotme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kthjellime në gjithë vendin/ Parashikimi i motit pët ditën e sotme

Këtë të enjte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin por në pjesën e parë të ditës si dhe në relievet malore nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare.

 

Era do të fryjë me drejtim verilindje – jugperëndim e lehtë dhe shpejësi mesatare 1-4m/sek. Në bregdet e lugina gjatë ditës era me shpejtësi deri në 6-8m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 2 deri 18°C
në zona e ulëta 5 deri 23°C
në zona bregdetare 8 deri 22°C

 

Advertisement

Pjesa më e madhe e Rajonit të Ballkanit do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe mot të kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Përjashtim bën pjesa lindore e rajonit e cila parashikohet me mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet deri mesatar.

 

Sa i përket kontinentit europian pjesa veriore, lindore dhe ajo jugperëndimore do të ndikohen nga kushte ta paqëndrueshme atmosferike. Moti në këto zona parashikohet me vranësira të dendura si dhe reshiu e dëbore me intensitet mesatar deri dhe të lartë. Pjesa tjetër e kontinetit parashikohet me mot të kthjellët dhe temperatura në rritje në orët e mesditës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy