Kthyen shtëpinë në magazinë ilaçesh kontrabandë me vlerë 70 mijë euro/ Arrestohet çifti i bashkëshortëve në Sarandë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kthyen shtëpinë në magazinë ilaçesh kontrabandë me vlerë 70 mijë euro/ Arrestohet çifti i bashkëshortëve në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar dy shtetas K. A. dhe A. A. (bashkëshortë), të cilëve në farmacinë e tyre iu gjetën ilaçe kontrabandë.

 

Në një deklaratë për media, Kryekomisai i Vlorës Gentian Berberi tha se kontrolli u shtri për në banesën e tyre, në të cilën kishin kthyer dy dhoma për të mbajtur medikamentet kontrabandë.

 

Advertisement

Sipas bluve, vlera e ilaçeve kapin vlerën e 70 mijë euro.

 

Deklarata e plotë:

 

Advertisement

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, në kuadër të përmbushjes së prioriteteve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë, mbështetur me inteligjencë informative, se në një farmaci, në qytetin e Sarandës, tregtoheshin medikamente mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, nga dy shtetas, të cilët mbanin dhe në banesën e tyre medikamente të llojeve të ndryshme, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor koduar “Storage”.    

 

Operacioni nisi në lagjen nr. 1, Sarandë, ku shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në farmacinë e shtetasve K. A. dhe A. A. (bashkëshortë), gjetën një sasi medikamentesh të llojeve të ndryshme, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, të cilat ishin futur kontrabandë. 

 

Advertisement

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së këtyre dy shtetasve, të cilët janë munduar që t’i orientojnë shërbimet e Policisë, në një banesë tjetër, me qëllim shmangien e kontrollit në banesën e tyre.

 

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e bashkëshortëve, ku kanë konstatuar dy dhoma në të cilat ishin magazinuar 1287 lloje medikamentesh mjekësore në sasi të ndryshme, me vlerë rreth 70 mijë euro. Medikamentet mjekësore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

 

Advertisement

Në përfundim të veprimeve në kuadër të operacionit “Storage”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

 

– K. A., 64 vjeç dhe A. A., 62 vjeçe, të dy banues në Sarandë. 

 

Advertisement

Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja dhe depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”, të kryera në bashkëpunim.

 

Në lidhje me këtë rast, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë, po zhvillon hetime të thelluara për të zbardhur, dokumentuar me prova ligjore dhe për të vënë përara përgjegjësisë penale persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

 

Advertisement

Strukturat e Policisë që operojnë në qarkun Vlorë, ato Vendore dhe të Kufirit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese dhe qytetarët do të vijojnë me intensitet operacionet policore për të goditur veprimtarinë kriminale në cilëndo fushë që ajo shfaqet dhe në këtë kuadër, ftojmë cilindo që disponon informacion, t’i denoncojë rastet, duke i garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy