Kufiri me Greqinë mbetet i mbyllur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kufiri me Greqinë mbetet i mbyllur

Qeveria greke ka vendosur të shtyjë sërish afatin e mbylljes së kufijve me Shqipërinë deri datën në 19 prill. Burime bëjnë me dije se ky vendim është në vijim të masave të marra mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë.

 

Ndërkohë, vijojnë të jenë në fuqi të njëjtat masat e marra që prej muajit dhjetor ku sipas të cilave ndalohet dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nga kjo pikë kalimi. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë është e lejuar nga ora 6:00 deri në orën 22:00 vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë si kamionët e mallrave.

 

Advertisement

Mjetet si autobusa, taksi apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve nuk lejohet të kalojnë. Nga ana tjetër vijon të jetë i ulët numri i shtetasve të cilët kanë hyrë nga Greqia drejt Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në vendin tonë 242 shtetas dhe 95 mjete.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy