Kujdes nga temperaturat e lart, parashikimi i motit për ditën e sotme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kujdes nga temperaturat e lart, parashikimi i motit për ditën e sotme

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve të larta malore në veri gjatë orëve të mesditës nga ku do të pasohen me reshje të dobta shiu në formë pikash.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi  deri 8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy