Kujtohet poeti i njohur shqiptar Arben Duka/ Zbulohet amaneti para ndarjes nga jeta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kujtohet poeti i njohur shqiptar Arben Duka/ Zbulohet amaneti para ndarjes nga jeta

Ditën e sotme në Vizionin e Pasdites u soll në kujtim poeti i njohur shqiptar Arben Duka , i cili fatkeqësisht u shua nga jeta dhjetorin e vitit të kaluar duke lënë pas pafund vepra të mira. Poezi, tekste këngësh, vargje humoristike e satirike të pafundme, të cilat kanë zënë rrënjë në memorien e cdokujt që donte artin e tij.

E ftuar në studio për ta sjell në kujtese në cdo detaj e në cdo pjesëz të jetës e veprës të tij, ishte bashkëshortja Pranvera Duka . Hidhërimi për humbjen e tij nuk ka kaluar dhe nuk do të kaloje ndonjëherë shprehet ajo , mirëpo do jetoje gjithmonë bukur në memorien time .

Advertisement

“ Atëherë nuk e kuptoja sa e përkedhelur paskam qënë, tani më mungon shumë ajo përkedhelje . Unë ia ndjeja hapin atij që në kat të parë, edhe e trokitura e bastunit më mungon . Ai kafen e mëngjesit e donte patjetër ta pinte më mua, sikur vetëm një ore të rrinte , e kishte ritual të vetin . Në një moment ai perhumbej , e në momentin qe ai perhumbej unë e kuptoja që ishte koha që ai donte të shkruante  Më thoshte një fjalë “ Pranvera unë kur të mos shkruaj më , do vdes” , edhe ashtu ndodhi “

E pyetur nga moderatorja Evi Reci se cili ishte pengu më i madh i Arbenit , Pranvera u pergjigj në mënyre të menjëhershme duke thënë se pengu më i madh I tij ishte abuzimi me të drejtat e autorit.

Advertisement

“ Pengu më i madh i tij ky ishte , ai thoshte se unë kam bërë shumë këngë dhe ketu nuk mbrohet autori . Ketu ma marrin kengen në emisione, filma dhe nuk më pyesin mua . Duhet të paguhej për punën dhe artin e tij dhe askush nuk e vleresoi atë , kjo e vriste më shumë Benin .Por une do e vazhdoj këtë lufte , jo për anën financiare por për pengun e tij “

Amaneti që Beni u la femijëve ishte i thjeshtë, shprehet Pranvera “ Une kam lënë një emer dhe dua të më nderoni “ .Një tjetër amanet që ai I ka lënë është botimi I librit që la përgjysëm .

Advertisement

Vargjet e Arbenit na shoqëruan përgjate gjithë intervistës , disa të lexuara nga bashkëshortja e disa të tjera nga moderatorja .

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy