Kultivonin kanabis, arrestohen babë e bir nga Kruja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kultivonin kanabis, arrestohen babë e bir nga Kruja

Babë e bir janë arrestuar nga policia e Krujës në kuadër të operacionit policer “Territor i pastër”.

Pas një hetimi njëmujor të ndjekur me metoda speciale të hetimit, u finalizua operacioni “Cover”.

Sipas njoftimit të policisë, u arrestuan shtetasit H. K., 62 vjeç, dhe A. K., 32 vjeç, (babë e bir), të dy banues në Krujë.

Babë e bir akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kultivuar dhe kanë përshtatur disa vende të tjera, për kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Brret.

Advertisement

Gjatë kontrollit në një pjesë të pyllëzuar të fshatit Brret, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 30 bimë të dyshuara narkotike cannabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1060 fara të dyshuara narkotike kanabisi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy