Mbillnin kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohen babë e bir në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbillnin kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohen babë e bir në Tiranë

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës ditën e sotme.

 

Babë e bir mbillnin kanabis në banesën e tyre dhe u janë sekuestruar 2 kg lëndë narkotike. Policia ben me dije se u bë arrestimi në flagrancë i 52 vjeçarit Bashkim Qefalia dhe i 23 vjeçarit Randi Qefalia.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në Babrru, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në vazo, si dhe 2 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

 

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy