Kumbaro: Përmeti, turizëm në 12 muajt e vitit, ofron një menu të jashtëzakonshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kumbaro: Përmeti, turizëm në 12 muajt e vitit, ofron një menu të jashtëzakonshme

Përmeti, i njohur si “qyteti i trëndafilave”, për deputeten Mirela Kumbaro, do të kthehet në një zonë që do të ofrojë një menu të jashtëzakonshme turiktike në 12 muajt e vitit, jo vetëm gjatë sezonit veror.

 

Ndryshe nga qytetet bregdetare që frekuentohen vetëm gjatë sezonit veror, Përmeti mund të vizitohet gjerësisht edhe në dimër, për shkak të ujërave termale të Bënjës.

 

Advertisement

Kumbari u shpreh se përmetarët tashmë kanë filluar të shfryëzojnë shtëpitë e tyre, duke i kthyer në bujtina.

 

“Ka një zonë rurale të jashtëzakonshme. Është e gjitha për t’u zbuluar. Unë e quaj gjithë luginën e Vjosës – “Toskana e Shqipërisë”. Përmetarët kanë filluar t’i kthejnë shtëpitë e tyre në bujtina. Ka një turizëm të karakterit familjar. Nuk e kemi vetëm në qytet, por tashmë është një hartë turistike që i sjell njerëzit në qendër të Përmetit, për t’i dërguar në zonat rurale. Frekuentohet në dimër dhe në verë për shkak të ujit të ngrotë të vaskave të ujërave termale. Është një krahinë që ka për të bërë gjëra në 12 muaj e vitit, ndryshe nga zonat e plazhit. Përmeti të ofron një menu të jashtëzakonshme turistike, qoftë për natyrën, qoftë për kulinarinë, trashëgiminë kulturore, monumente natyrore. Ka një zonë rurale të jashtëzakonshme, e cila është ende e pazbuluar.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy