Kuqezinjte prekin Budapestin/ Të shtunën dueli vendimtar për ëndrrën “Katar 2022”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuqezinjte prekin Budapestin/ Të shtunën dueli vendimtar për ëndrrën “Katar 2022”

Këtë të shtunë kombëtarja shqiptare luan një nga duelet më të rëndësishme për ëndrrën ” Katar 2022”. Kuqezinjtë mbërritën në Budapest mëngjesin e kësaj të premte për të kryer aty përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes.

Në seancën e fundit stërvitore , grupi ishte i plotë me përjashtim të sulmuesit Bekim Balaj, i cili vazhdon të vuaj dëmtimin  në kofshë, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është gati.

Tekniku Edi Reja u fokusua më së shumti te ushtrimet taktike dhe fizike për skuadrën për të qenë në formën të mirë përballë hungarezëve. Në sfidën e parë të zhvilluar në “Elbasan Arena”,  në muajin shtator, Shqipëria mposhti Hungarinë me rezultatin minimal falë një goli të Armando Brojës në minutat e fundit. Megjithatë një nga faktorët që i favorizon kuqezinjtë këtë herë është edhe mungesa e tifozëve në stadiumin  ”ARENA PUSKAS”  në Budapest. Kjo për shkak se kombëtarja hungareze u dënua nga UEFA për thirrjet raciste në ndeshjet e kaluara.

Aktualisht përfaqësuesja kuqezi ndodhet në vendin e dytë në grupin I , 1 pike më shumë se polakët e vendit të tretë. Kuqezinjtë ndeshen me Hungarinë në 9 tetor në orën 20:45 dhe 3 ditë më vonë presin Poloninë në Tiranë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy