Kurti 10 ditë jashtë Kosovës: Jemi bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kurti 10 ditë jashtë Kosovës: Jemi bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar pjesëmarrjen e tij bashkë me familjen në Festivalin e Filmit në Cannes të Francës.

Ai thotë se Kosova është bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi.

“Kosova është bërë forcë ndërkombëtare në kinematografi. Nuk e takuam asnjë personalitet arti e kulture që nuk dinte për Kosovën. Samir Karahoda dhe Luàna Bajrami ishin krah për krah në Cannes me artistët më të shquar që erdhën këtu prej anekënd globit. Nga shumë mijëra filma ky Festival përzgjodhi rreth një dyzinë sosh për secilën kategori. Shumica dërrmuese e vendeve të botës nuk u kualifikuan. E Kosova kishte dy filma që u shfaqën dhe garuan. Rëndësia e artit dhe vlerat tona po bëhen bashkë për vetëdijen dhe shqisat e miliona shikuesve të huaj dhe mijëra artistëve të famshëm”, shkruan Kurti në Facebook.

Ai bën të ditur se gjatë vizitës së tij dyditore atje është takuar me ministren franceze të Kulturës si dhe personalitete të botës së artit.

Advertisement

“Në kuadër të vizitës dyditore në Cannes takova Jerome Paillard, drejtorin e Marche dú Film të Kanës, tregut më të madh të filmit në botë; Stefan Laudyn, Drejtorin e Festivalit Ndërkombëtar të Varshavës; Nikolaj Nikitin, drejtorin e SOFA – shkolla për avancimin e filmit; Katriel Schorry, nga Fondi i Filmit të Izraelit, dhe Helge Albers, nga Fondi i Filmit të Hamburgut. I falenderova për mbështetjen e filmit dhe artistëve nga Kosova si dhe diskutuam për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit. Po ashtu takova edhe Ministren Franceze të Kulturës, znj. Roselyne Bachelot, me të cilën biseduam për avansimin e prodhimit të përbashkët të filmave, si dhe kryebashkiakun e Cannes, z. David Lisnard. E në fund, ishte kënaqësi të takoj Kryetarin e Jurisë sivjet, regjisorin Spike Lee, si dhe regjisorin italian Paolo Sorentino”, deklaroi Kurti.

Kryeministri i vendit thekson se Qeveria që e udhëheq do të jetë pranë artistëve tanë dhe do t’i përkrah ata si asnjëherë më parë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy