Kurti akuza Serbisë: Merr ndihma nga BE dhe militarizohet nga Kina e Rusia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kurti akuza Serbisë: Merr ndihma nga BE dhe militarizohet nga Kina e Rusia

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se i ka kërkuar presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, që BE të kritikojë veprimet e Serbisë pas vendosjes së masës së reciprocitetit për targat.

“Nuk kemi marrë ndonjë vendim të ri në këtë drejtim. Fatkeqësisht Serbia reagoi me forcë, duke angazhuar aeroplanë ushtarakë rusë, përveç të tjerave. Kam kërkuar të dënohen sulmet pasi janë sulmuar institucionet e Kosovës.

Nga një anë merr ndihma nga BE, nga ana tjetër Serbia duhet të demokratizohet e jo të militarizohet nga Rusia dhe Kina. Ne nuk kemi fat tjetër veç BE dhe nuk kemi kontinent tjetër veç Europës”, tha Kurti.

Advertisement

Duke anashkaluar përsëri nismën e Ballkanit të Hapur, kryeministri i Kosovës tha gjithashtu se kishte biseduar me Von der Leyen për bashkëpunimin rajonal, por vetëm në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ai shtoi se BE duhet të heqë vizat për qytetarët e Kosovës, sikurse ka premtuar 3 vite më parë, ndërsa vendi duhet të përgatitet për aplikimin për anëtarësim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy