Kurti refuzoi ftesën e tij/ Rama: Ishin të gjithë të ftuar, kush nuk deshi nuk erdhi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kurti refuzoi ftesën e tij/ Rama: Ishin të gjithë të ftuar, kush nuk deshi nuk erdhi

Mungesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në takimin informal, kreu i qeverisë e argumentoi shkurtimisht në daljen për mediat pas përfundimit të diskutimeve.

 

Ndryshe nga herët e tjera, Rama zgjodhi të mos argumentonte apo të bënte thirrje ndaj Kurtit, por deklaroi se kush dëshiroi t’i përgjigjej pozitivisht ftesës së tij ishte prezent në takim.

 

Advertisement

 

“Nuk shoh asnjë interes sepse ishin të gjithë të ftuar edhe kush deshi erdhi, kush s’mundi s’erdhi”, tha ai.

 

Me ftesë të kryeministrit Edi Rama, liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Komisioneri i Zgjerimit në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, janë mbledhur në një takim jo-zyrtar në Tiranë.

Advertisement

 

Në tryezën e diskutimeve për Procesin e Berlinit mungoi Kosova. Kryeministri Albin Kurti ndodhet në Greqi në simpoziumin ndërkombëtar, SYMI, që zhvillohet çdo vit, nismë e ish kryeministrit George Papandreou.

 

Zyrtarisht zëdhënësi i qeverisë së Prishtinës, Përparim Kryeziu, bëri me dije se për shkak të agjendës së përcaktuar me herët, kryeministri Albin Kurti nuk do të ishte në takimin mes liderëve ballkanik dhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian.

Advertisement

 

Mbetet e pakonfimuar zyrtrarisht nëse për Albin Kurtin ishte i pamundur anullimi i pjesëmarrjes në SYMI apo refuzon të takohet me Edi Ramën.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy