Kurti vjen në Tiranë/ Pritet nga Begaj në Presidencë, takim edhe me Ramën dhe Nikollën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kurti vjen në Tiranë/ Pritet nga Begaj në Presidencë, takim edhe me Ramën dhe Nikollën

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka mbërritur këtë të dielë në Tiranë, ku do të zhvillojë një sërë takimesh me krerët e shtetit.

 

Kurti ka mbërritur në presidencë, ku është pritur nga Bajram Begaj. ë fokus të bisedimeve pritet të jetë marrëveshja me Serbinë.

 

Advertisement

Më tej do të zhvillojë takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

 

Me këtë të fundit, Kurti pritet të takohet në Kuvendin e Shqipërisë.

 

Advertisement

Sipas informacioneve, në takimin Rama-Kurti, në fokus do të jetë marrëveshja e pafirmosur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Po kështu Kurti do të pritet dhe nga kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë pasdites.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy