Kush është llumi në PD? Basha: Jua tregoj unë…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush është llumi në PD? Basha: Jua tregoj unë…

Lulzim Basha u pyet këtë të martë nga gazetarët në lidhje me deklaratat që kishte bërë pak ditë më parë në një mbledhje të grupit parlamentar ku deklaronte se “qeverisja 8 vjeçare e PD ka pasur pjesën e vet të mirë dhe ka pasur edhe llumin”.

Këmbënguljes se medias për të kuptuar më në detaj qëndrimet e kryedemokratit, ai i dha këtë përgjigje:

Advertisement

Kush është llumi i qeverisjes jua them unë tani. Pra, fraza të dala indirekt apo dhe këtu nga kjo foltore, nga këto shkalë të Partisë Demokratike që janë sajesa dhe shpifje, i shërbejnë Edi Ramës. Ato bëhen për të demoralizuar demokratët, ndërkohë që e gjithë beteja jonë është që mos të shkelmojmë mbi sakrificën e demokratëve për interesat e askujt. As interesat e mia, por edhe askujt tjetër. Kjo është arsyeja pse kam marrë një vendim më datën 9 shtator, në përputhje të plotë me përgjegjësitë dhe detyrat e kryetarit të Partisë Demokratike, për të shmangur çdo tollovitje dhe mundësi përçarjeje që i shërben Edi Ramës, të cilës i fryn Edi Rama dhe regjimi i tij. Regjimi i Edi Ramës nuk përbëhet vetëm nga një grusht pushtetarësh të korruptuar që s’kanë të bëjnë fare me socialistët e thjesht. Përbëhet dhe nga oligarkë, edhe nga pronar mediash, edhe nga anëtarë të krimit të organizuar. Këta janë llumi i tranzicionit. 30 vite ndërrohen qeveritë, këta vetëm pasurohen të tjerët vetëm varfërohen. Statusi juaj vetëm përkeqësohet dhe beteja e Partisë Demokratike, beteja ime në krye të Partisë Demokratike është me ta. Kështu që këtu kërkohet fokus, vëmendje, guxim dhe mençuri. A ka patur llum në kohën e qeverisjes së Partisë Demokratike? Padiskutim që po. Një pjesë e kemi pastruar kur kemi qenë në qeverisje, një pjesë nuk ia kemi dal dot ta pastrojmë. Njerëz që sot kanë kontrata me koncensionet e inceneratorëve. Njerëz që sot hapin gropa në Tiranë për të pastruar paratë. Njerëz që kanë frikë nga gjëmat e tyre dhe që janë të shantazhueshëm nga Edi Rama, janë shantazhuar nga Edi Rama për t’i shërbyer Edi Ramës apo promovuar nga Edi Rama. Që këto para të vëna me praktika korruptive, gjatë kohës që qeverisnim ne t’i përdorin për të shantazhuar demokratët në një rrugë pa krye dhe ndërkohë të akuzojnë kryetarin e Partisë Demokratike se po u bëka presion demokratëve, kjo është e patolerueshme. Ndaj, një gjë ta keni të qartë: Partia Demokratike është shpresa e vetme e këtij vendi. Është shpresa e vetme e shqiptarëve përndryshim. Ky është një moment fondamental ndryshimi.

Advertisement

Basha shtoi se bishtat e korruptuar të qeverisjes së PD, sot po bëjnë pazare me Edi Ramën.

Kushdo që mendon se do ta kthej Partinë Demokratike në bunker për interesat e veta personale, që do të ndryshojë orientimin tonë Euro-atlantik, apo që do të thyej vendosmërinë time për t’u përballur me korrupsionin dhe krimin e organizuar që përfaqëson Edi Rama dhe regjimi i tij dhe bishtat e korruptuar të ish-qeverisjes tonë, siç e thash një pjesë e kemi pastruar atëherë, por një pjesë kanë mbetur dhe demokratët e dinë fare mirë kush janë e ku janë e se çfarë pazaresh kanë bërë dhe bëjnë edhe sot me Edi Ramën. Kush mendon se do të thyej vendosmërinë time në këtë drejtim, e ka shumë gabim. Nuk do të lejojë asgjë dhe askënd t’i bjerë me shkelmë sakrificës së demokratëve. Gjithçka që e kam bërë dhe po e bëjmë është në interesin më të mirë të demokratëve për të nderuar sakrificën e tyre, sepse po ju them dhe një herë, nuk ka shpresë tjetër për ndryshim për Shqipërinë dhe shqiptarët përveç Partisë Demokratike dhe demokratëve shqiptarë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy