Kush është personi me rrezikshmëri të lartë që u arrestua në Rinas?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kush është personi me rrezikshmëri të lartë që u arrestua në Rinas?

Uniformat blu kanë arrestuar një tjetër person me rrezikshmëri të lartë shoqërore i shpallur në kërkim ndërkombëtar .

Polici kapi në hyrje të Rinasit, një shtetas egjiptian i dyshuar për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbatje pa leje. Interpol Tirana kishte dhënë informacion për policinë se një shtetas egjiptian me rrezikshmëri të lartë shoqërore për krime ndaj personit, kishte hyrë në vendin tonë.

Ky person, u prangos pas një intervistimi të detajuar nga Policia Kufitare e Rinasit.

Shjtetasi M. R., 50 vjeç. konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore nga autoritetet egjiptiane dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me dashje, tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Advertisement

 

Më datë 06.11.2019, në Giza / Egjipt, ky shtetas ka vrarë me armë zjarri shtetasin egjitpian M. A., më pas ka marrë automjetin e viktimës dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pritet që ai të ekstradohet në bazë të një marrëveshje Shqipëri-Egjipt në vitin 2004.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy