Kushi në parlament: Halli i PD nuk është halli i pedagogëve, ne po vazhdojmë dialogun

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kushi në parlament: Halli i PD nuk është halli i pedagogëve, ne po vazhdojmë dialogun

Ministrja Kushi në parlament foli në lidhje me kërkesat e pegagogëve duke u shprehur se përveç rritjes së pagave po punohet për të gjitha kërkesat.

 

I respektoj të gjitha shqetësimet dhe kërkesat e tyre. Pedagogët kanë halle të tjera dhe ne do të komunikojmë dhe do t’i trajtojmë që të gjitha“, – u shpreh ministrja.

 

Advertisement

“Halli i Partisë Demokratike dhe halli i Sali Berishës nuk është halli i pedagogëve. Sidomos nga Partia Demokratike pedagogët nuk mund të presin asgjë. Sepse jeni ju që hapët ato universitete fantazma, jeni ju ata që shisni diploma fallco dhe dilni sot si mbrojtës të pedagogëve, ju që i shkatërruar universitetet. Pedagogët janë aq të mençur dhe e dinë shumë mirë. Ju nuk mund t’i ofroni asgjë.
Përkundrazi, ju mund t’i shkatërroni më tej”, – u shpreh ministrja.

 

Duke iu përgjigjur akuzës për cilësinë e shkollave, Kushi u shpreh:

 

Advertisement

“Shkollat janë shumë më mirë nga sa i latë ju, sepse riparimet që i bënit ju ishin ‘sot i riparonit, nesër hidheshin para të tjera’. Investimet tuaja nuk ishin të qëndrueshme“.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy