“Kutia e Pandorës” me drogë; kapet kokainë, heroinë e sasi e madhe parash, banda drejtohej nga një grua

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kutia e Pandorës” me drogë; kapet kokainë, heroinë e sasi e madhe parash, banda drejtohej nga një grua

Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal në fushën e narkotikëve. Operacioni i koduar ‘Kutia e Pandorës’ shkatërroi grupin që shpërndante heroinë dhe kokainë në disa zona të kryeqytetit.

 

4 persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërkohë që operacioni po vijon për kapjen e personave të tjerë.

 

Advertisement

Brikena Frakulli, Hortenca Biçaku, Klevi Banushi dhe Artur Kristo janë personat e prangosur nga policia. Në total agjentët kamë sekuestruar disa kilogram drogë dhe shuma të mëdha parash.

 

Hetimet e policisë së Tiranës kanë nisur prej disa javësh. Nga kontrolli i ushtruar në banesat e Brikena Frakullit dhe Artur Kristos policia gjeti dhe sekuestroi 6 kilogramë heroinë e kokainë ku një pjesë ishte e ndarë në 1100 doza gati për shitje.

 

Advertisement

Gjithashtru u gjetën dhe u sekuestruan shuma të mëdha parash në euro dhe lekë: konkretisht afro 84 mijë euro si dhe 420 mijë lekë të rinj, 2 automjete, 2 motoçikleta, 3 peshore elektronike dhe 4 aparate celulare.

 

Nga hetimet policore mësohet se këta persona vepronin në formën e grupit kriminal që drejtohej 40-vjeçarja Brikena Frakulli. Kjo e fundit pasi siguronte drogën në sasi të mëdha, furnizonte më pas shpërndarësit në doza të vogla.

 

Advertisement

Policia ka identifikuar edhe personin i cili i shiste drogën 40-vjeçares, për të cilin po vijojnë këkrimet për arrestimin e tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy