Kuvendi hap garën për kreun e PD/ Kaso: Ndryshime në statut, grupi parlamentar pjesë e Këshillit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuvendi hap garën për kreun e PD/ Kaso: Ndryshime në statut, grupi parlamentar pjesë e Këshillit

Kuvendi kombëtar i 30 prillit pritet t’i japë fund periudhës së drejtimit kolegjial të PD, duke çelur garën për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, garë në të cilën s’ka asnjë dilemë se kandidati kryesor për të marrë drejtimin e saj, është Sali Berisha.

 

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Ivi Kaso, shpjegon se organi më i lartë vendimmarrës i Partisë Demokratike ditën e shtunë do të vendosë procedurat dhe afatet që do të ndiqen në garën për numrin 1 të Partisë Demokratike.

 

Advertisement

“Dhe besoj që do të ketë edhe një vendimmarrje nga Kuvendi Kombëtar për të përcaktuar modalitetet si do të zhvillohet gara për kryetarin e partisë, tutje atyre statutore, do të përcaktohen edhe afatet kohore mbi të cilën do të zhvillohet kjo gare  siç janë afatet për pritjen e dokumentacionit, afatet për zhvillimin e fushatës elektorale brenda PD dhe vendimmarrje për datën finale, ku demokratet do të votojnë për të zgjedhur drejtuesin e partisë për 4 vitet e ardhshme.”

 

Në 30 prill, Kuvendi do të zgjedhë Këshillin e ri Kombëtar dhe do të ndryshojë statutin. Ndryshimet në statut që janë diskutuar ne grupin e punës janë të pakta, dhe kryesisht synojnë të përçojnë një mesazh bashkimi për të gjithë demokratët, duke i bërë deputetët automatikisht pjesë e Këshillit Kombëtar.

 

Advertisement

“Prania e grupit parlamentar, në Këshillin Kombëtar të PD, për shkak se ata janë mandatuar se përfaqësues të PD në zgjedhjet e përgjithshme, pra inkorporimi i të gjithë grupit parlamentar në këshill. Propozime kanë ardhur edhe nga degët për një traditë të konsoliduar të PD, e cila parashikonte që krerët e degëve të PD për shkak të detyrës të jenë anëtarë të Këshillit Kombëtar.”

 

Sipas këtij ndryshimi në statut, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi etj, janë pjesë e forumeve të reja që po ngrihen nga Komisioni i Rithemelimit, por ka pak gjasa që ata të marrin pjesë në këto mbledhje e ky vendim të shihet si një mundësi për bashkim.

 

Advertisement

Edhe në 30 prill, ashtu si në 11 dhjetor, në Kuvendin e PD do të shkojnë vetëm një pjesë e deputetëve; pasi grupi tjetër i tyre kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve në bazë, e shtyrjen e kuvendit për t’i lënë kohë procesit të bashkimit.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy