Kuvendi i 30 prillit nuk shtyhet/ Këlliçi: Çdo deputet është i lirë të marrë pjesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia demokratike do të vazhdojë me procesin e përgatitjes së kuvendit të 30 prillit edhe pse ata që deri një muaj më parë mbështesnin Lulzim Bashën kanë kërkuar shtyrje të procesit të zgjedhjeve, si rruga për të bashkuar partinë.

Sipas anëtarit të komisionit të rithemelimit, Belind Këlliçi, asnjë demokrat nuk është i përjashtuar dhe procesi i zgjedhjeve nuk është i njëanshëm.

 

BELIND KELLICI

Advertisement

ANETAR I KOMISIONIT TE RITHEMELIMIT

 

“Po te kishim patur qellimin e nje procesi te njeanshem do e kishim bere Kuvendin  ne 22 mars. Por per te ulur tensionet e shtyme ne 30 prill dhe ka mjaftueshem kohe cdo deputet,  anetare, funksionar i PD per te gjetur gjuhen e perbashket. Persa kohe Basha eshte larguar, cdo individ eshte i ftuar ne kete proces.”

 

Advertisement

Kelliçi ka theksuar se çdo deputet i PD pavarësisht se çfarë mendon në raport me Berishën apo Bashën është i ftuar në kuvendin e 30 prillit.

“Çdo deputet eshte pjese e 30 prillit dhe kushdo qe i fryn ketij, zjarri i sherben Rames.”

Komisioni i rithemelimit është i vetmi organ, i cili zyrtarisht drejton partinë demokratike, por ende nuk është vendosur nëse pas 30 prillit kur mandati i këtij komisioni përfundon a do të ketë PD një kryetar të ri apo do të vazhdojë me drejtimin kolegjial.

 

Advertisement

“Komisioni i Rithemelimit ka nje vendimarrje te perbashket dhe kur s’kemi pas te njejtin opinion e kemi hedhur ne vote. 30 prilli do percaktoje ose drejtim kolegjial ose kryetar te ri.”

 

Në 30 prill Sali Berisha dhe mbështetësit e tij do të mbledhin kuvendi kombëtar ku do të zgjidhen të gjitha strukturat e reja; duke I dhënë fund edhe zyrtarisht epokës Basha në partinë demokratike.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy