minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Kuvendi voton me 79 vota pro kredinë 40 milionë euro për rehabilitimin e Fierzës! - Struga.info


Kuvendi voton me 79 vota pro kredinë 40 milionë euro për rehabilitimin e Fierzës!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kuvendi voton me 79 vota pro kredinë 40 milionë euro për rehabilitimin e Fierzës!

Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro ratifikimin e marrëveshjes së huas prej 40 mln euro për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës. Huaja do të shlyhet për 15 vite, ndërkohë që 5 vitet e para do të jenë pa pagesë principali.

 

‘Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (Agjencia e zbatimit të projektit) dhe KFË Frankfurt am Main (KFË), për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës”.’– thuhet në projektligj.

 

Advertisement

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u shpreh se objektivi është krijimi i sigurisë së furnizimit të energjisë elektrike dhe modernizimi i të gjithë sistemin e energjisë elektrike.

 

Nga ana tjetër me 74 vota pro është votuar raporti vjetor i veprimtarisë së Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjes së të Dhënave Personale për vitin 2021.

Me 99 vota pro është votuar raporti vjetor i veprimtarisë së Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitit 2021.

Advertisement

Me 75 vota pro është votuar raporti vjetor i veprimtarisë së Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2021.

Me 98 vota pro është votuar projektligj “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës “Për aksesin në dokumente zyrtare”.

Me 97 vota pro është votuar projektligj “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktet dhe dokumentet e Kongresit të 26-të të Bashkimit të Përbotshëm Postar, Stamboll 2016”.

 

Advertisement

Me 99 vota pro është votuar Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian, Horizont Evropa-programi kuadër për kërkimin dhe inovacionin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy