“Ky vit nuk do të jetë i lehtë”/ Lindita Nikolla thirrje studentëve: Vaksinohuni!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Ky vit nuk do të jetë i lehtë”/ Lindita Nikolla thirrje studentëve: Vaksinohuni!

Ish ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka uruar studentët dhe pedagogët në fillimin e vitit të ri akademik.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nikolla thekson se ky nuk do të jetë një vit i lehtë sepse do të duhet të përballen edhe me betejën për mbrojtjen e jetës.

“Të dashur studentë, pedagogë e prindër,
Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik, ju dërgoj urimet e mia të përzemërta. Ky vit nuk do të jetë i lehtë. Krahas përpjekjeve për dijen, do na duhet të përballojmë edhe betejën për mbrojtjen e jetës. Por unë kam besim se, me ndihmën dhe përkushtimin e pedagogëve, me mbështetjen e pakursyer të prindërve dhe të gjithëve ne, ju, të dashur studentë, do t’ia dilni dhe do t’i fitoni të dyja këto beteja! Ndiqni këshillat e mjekëve dhe vaksinohuni, që ta keni më të lehtë. Jepni shembullin tuaj, si pjesa më e ndriçuar e shoqërisë! Një vit të mbarë!”, shkruan Nikolla.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy