Laboratori i kanabisit në Kurbin/ Vijojnë kërkimet për Drejtorin e Kadastrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Laboratori i kanabisit në Kurbin/ Vijojnë kërkimet për Drejtorin e Kadastrës

Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg 24-vjeçarin, Vranicki Hisku i cili u arrestua pas zbulimit të laboratorit të kanabisit në fshatin Gjorm.

 

Në seancën e zhvilluar këtë të martë, raporton Vizion Plus, trupi gjykues duke iu referuar provave të paraqitura nga prokuroria e cilësoi të ligjshëm arrestimin e të riut duke vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”.

 

Advertisement

24-vjeçari, u arrestua pesë ditë më parë  ndërsa vazhdon të jetë në kërkim drejtori i kadastrës së Kurbinit, Edmond Stojani.

 

Hisku në bashkëpunim me stojanin kishin marrë një magazinë me qera dhe prej disa kohësh e kishin përshtatur atë me pajisje dhe aparatura të posaçme për kultivimin e lëndëve narkotike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy