Lajçak nga Brukseli: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për targat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lajçak nga Brukseli: Arrihet marrëveshja Kosovë-Serbi për targat

I dërguari i BE, Miroslav Lajça shkruan se është finalizuar marrëveshja Kosovë-Serbi.

Me anë të një shënimi në “Twitter”, Lajça shkruan se pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara sapo është arritur.

“Ne kemi nje marreveshje! Pas dy ditësh negociatash intensive, një marrëveshje për de-përshkallëzimin dhe rrugën përpara sapo është arritur.

Advertisement

Falënderoj Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviçin për gatishmërinë e tyre për të negociuar dhe pajtuar,”, shkruan Lajça.

Të dy palët kanë rënë dakord në këto pika:

  1. Forcat speciale në pikat kufitare të Jarinjës dhe Bërnjakut do të largohen paralelisht me bllokadën e rrugëve duke nisur nga 2 tetori, ora 8:00. Forcat e KFOR-it do të vendosen në këto pika kufitare para largimeve simultane dhe do të qëndrojnë aty për rreth dy javë.
  2. Nga data 4 tetor, do të zbatohet regjimi i etiketave në targat e dy vendeve, siç është rënë dakord në dialogun mes dy shteteve të ndërmjetësuar nga BE, deri sa të arrihet një zgjidhje e përhershme.
  3. Do të ngrihet një grup pune me përfaqësues të BE, Prishtinës dhe Beogradit që do të punojë për të gjetur një zgjidhje të përhershme për targat e mjeteve, bazuar në standardet dhe praktiket e BE. Takimi i parë i këtij grupi do të zhvillohet më 21 tetor 2021 në Bruksel. Brenda gjashtë muajsh nga takimi i parë, grupi i punës do të paraqesë gjetjet e para për një zgjidhje të përhershme.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy