
Të paktën 12 pacientë kanë mundur t’i shpëtojnë zjarrit që përfshiu spitalin Covid në Tetovë mbrëmjen e së mërkurës. Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Ilber Besimi nga spitali i Tetovës, i cili është edhe nënkryetar i Odës Mjekësore.
Mediat maqedonase shkruajnë se personat e mbijetuar janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar në disa spitale të tjera në Shkup.
Prokuroria ka konfirmuar deri më tani se numri i viktimave është të paktën 14 ndërsa autopsitë e tyre do të zgjasin disa ditë. Pesë prokurorë publikë do të përcaktojnë shkaqet e zjarrit.
Advertisement