Lajm i mirë nga Tetova! Të paktën 12 pacientë mundën t’u shpëtonin flakëve në spitalin COVID

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lajm i mirë nga Tetova! Të paktën 12 pacientë mundën t’u shpëtonin flakëve në spitalin COVID

Të paktën 12 pacientë kanë mundur t’i shpëtojnë zjarrit që përfshiu spitalin Covid në Tetovë mbrëmjen e së mërkurës. Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Ilber Besimi nga spitali i Tetovës, i cili është edhe nënkryetar i Odës Mjekësore.

Mediat maqedonase shkruajnë se personat e mbijetuar janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar në disa spitale të tjera në Shkup.

Prokuroria ka konfirmuar deri më tani se numri i viktimave është të paktën 14 ndërsa autopsitë e tyre do të zgjasin disa ditë. Pesë prokurorë publikë do të përcaktojnë shkaqet e zjarrit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy