Laprakë/ Plagosi me thikë pronarin, bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, del fotoja e autorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Laprakë/ Plagosi me thikë pronarin, bashkëshorten dhe vjehrrin e tij, del fotoja e autorit

Ky që shihni në foto është autori i plagosjes së trefishtë me thikë në Laprakë. 40-vjeçari, Elton Mergjushi, 40-vjeç, goditi me thikë tre persona në një lokal në Laprakë.

 

Mësohet se shtetasi italian është pronar i një fabrike në të cilën ishte i punësuar autori i ngjarjes. Ky i fundit ishte pushuar nga puna, shkak i cili mund të jetë motiv i plagosjes së trefishtë.

 

Advertisement

Viktor Rrapollari, 64 vjeç, Roxhersa Rrapollarit  dhe shtetasi italian, Massimo Sorvillo janë tre të lënduarit nga ky sulm.

 

Shtetasi italian mësohet se është bashkëshorti i Roxhersa Rrapollarit, po ashtu e plagosur. Ndërkohë, Viktor Rapollari është babai i kësaj të fundit.

 

Advertisement

Mësohet se 64 vjeçari, Viktor Rrapollari ka marrë një goditje me thikë në zemër dhe ndodhet në intubim, në gjendje të rëndë për jetën.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy