“Larg krimit dhe korrupsionit”/ Bardh Spahia: Është koha t’i kthejmë shkëlqimin Shkodrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Larg krimit dhe korrupsionit”/ Bardh Spahia: Është koha t’i kthejmë shkëlqimin Shkodrës

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, njëkohësisht dhe kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në këto zgjedhje, ka votuar pak më parë.

 

Pas votimit Spahia është prononcuar për mediat ku ka bërë thirrje për votuesit shkodranë që të japin kontributin e tyre për ta mbajtur Shkodrën të paprekur nga krimi dhe korrupsioni, duke nënkuptuar vazhdimin në krye të bashkisë të së djathtës edhe për 4 vitet e ardhshme.

 

Advertisement

Po ashtu ai ka ka shprehur deshirën për shtimin e qytetarëve në votime dhe pse pati një vonesë të fillimit të procesit zgjedhor.

“Është një ditë ku qytetarët tanë nëpërmjet votës, t’i kthejnë edhe një herë shkëlqimin për 4 vitet e ardhshme Shkodrës së artit dhe kulturës, larg krimit dhe korrupsionit. I ftoj që masivisht të dalin dhe të ushtrojnë të drejtën tonë qytetare, detyrimin tonë qytetar nëpërmjet votës së tyre.

 

Kemi pasur një vonesë në fillimin e proceduarave në fillimin e votimit, por shpresoj që prezenca e qytetarëve të shtohet sa më shumë”, tha ai.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy