Lefter Koka “rrëfehet” në SPAK, ish-ministri merret 5 orë në pyetje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lefter Koka “rrëfehet” në SPAK, ish-ministri merret 5 orë në pyetje

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është marrë në pyetje për inceneratorin e Fierit për afërsisht 5 orë, në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

 

Përballë hetuesve, ish-ministri Lefter Koka ka mohuar të ketë shkelur ligjin:

 

Advertisement

LEFTER KOKA

 

“Mospublikimi i ofertës tenderuese në Fletoren Europiane është bërë për shkak se në rastin në fjalë nuk parashikohej në ligj. Lidhur me akuzën për korrupsion nuk kam asnjë lidhje apo ndikim në kompanitë që kanë marrë para për kryerje punimesh në incenerator.

 

Advertisement

Koka tha më tej se ai nuk kishte lidhje me çështjen e shpronësimit t truallit për inveneratorin e Fierit.

 

Nuk e kam shpërdoruar detyrën. Kam zbatuar të gjithë procedurën dhe kërkesat ligjore. Përsa i përket shpronësimit është ngritur një Komision I Posaçëm.”

 

Advertisement

Ish-ministri I mjedisit u arrestua 4 muaj më parë dhe akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre lidhur me ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit dhe atij të Fierit.

 

Ai dyshohet se ka përfituar në të dyja rastet rreth 4.9 milionë euro ryshfet. Lefter Koka akuzohet gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh.

 

Advertisement

Në impiantin e Fierit, ai dhe deputeti socialist, Alqi Bllako, dyshohet se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej vepra si dhe procedura të tjera.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy