Legalizimi i kanabisit/ Berisha: Rama për shkaqe personale zgjedh kanabisin për ta bërë simbol të shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Legalizimi i kanabisit/ Berisha: Rama për shkaqe personale zgjedh kanabisin për ta bërë simbol të shqiptarëve

Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat ku ka folur mbi vendimin për legalizimin e kanabisit në Shqipëri.

 

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se është i vetëdijshëm që vaji i kësaj bime apo nënprodukte të tjera përdoren për lehtësimin e disa rrethanave, ankthit dhimbjeve. Ish kryeministri u shpreh se se legalizimi i kanabis në Shqipëri, do të thotë të shkelmosh reputacionine këtij vendi.

 

Advertisement

“Unë në formimin tim si mjek, por dhe si politikan kam lexuar gjerësisht për kanabisin. Jam plotësisht i vetëdijshëm se vaji i kësaj bime apo nënprodukte të tjera përdoren për lehtësimin e disa rrethanave, ankthit, dhimbjeve. Në këtë kontekst të dhëna nga mjeku nuk kam ndonjë kundërshi, por studimet e gjera të universiteteve më prestigjoze të botës kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore dhe ne procesin e trurit. Kanë faktuar se shumëfishon shfaqjen e format e psikozave më të rënda. Kanë faktuar se i jep ndryshime strukturore në trurim e përdoruesve. Është i dëmshëm për sistemin e zemrës dhe qarkullimin e gjakut. Kanabis ka të paktën në përbërjene saj mbi 50 lënë kimike. Të legalizosh kanabisi në Shqipëri, vendi i etiketuar në mënyrë të përsëritur në mediat botërore si Kolumbi e Europës apo kanabistan do të thotë të shkelmosh reputacionin e këtij vendi”, tha Berisha.

 

Sipas tij, Rama për shkaqe personale zgjedh kanabisin për ta bërë simbol të shqiptarëve.

 

Advertisement

“Vendimi i tij është një akt shumë i pamenduar pasi iu garantoj që dëmton procesin e integrimit të Shqipërisë në BE
Për Europën, për vendet fqinje, kanabisi shqiptar është krim krim dhe vetëm krim”, tha Berisha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy