Leja e re e qarkullimit/ Kosto më e ulët dhe me vlefshmëri pa afat 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Leja e re e qarkullimit/ Kosto më e ulët dhe me vlefshmëri pa afat 

Leja e re e qarkullimit për drejtuesit e mjeteve pritet të jetë gati brenda këtij viti. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor shpjegoi pse përgatitja e lejes së re po merr kaq shumë kohë.

 

BLENDI GONXHJA

DREJTOR I DPSHTRR

Advertisement

“Sa më shpejt, ne shpresojmë brenda fundit të vitit. Për shkak të procedurave e them këtë gjë. Po punojmë që sistemi i DPSHTRR që është sistemi i ri i regjistrit themelor të shtetit të mjeteve të jetë pa asnjë gabim sepse kemi gjetur shumë gabime në të shkuarën dhe kemi mbi një vit e gjysmë që punojmë për pastrimin dhe korrigjimin e të dhënave të mjeteve. Kjo përkthehet në dokumentin e ri që s’do të kishte vlerë në një sistem me të dhëna të gabuara, kjo ka marrë pak kohë dhe mendojmë që brenda fundit të vitit t’u vijmë qytetarëve me këtë shërbim të ri.”

 

Por ajo nuk do të jetë e detyrueshme për të gjithë qytetarët në të njëjtën kohë. Ata drejtues mjetesh që kanë lejen aktuale të qarkullimit, nuk do të kenë nevojë ta ndërrojnë atë.

 

Advertisement

 

“Është një shërbim që vjen për ata që bëjnë ndërrimin e pronësisë, u ka pësuar një dëm leja aktuale, që kanë një nevojë për të ndërruar dokumentet e mjetit. Kur të vijnë në sportel, do të bëjnë të njëjtat praktika, por do të ketë një lehtësi sepse nuk do të marrë më certifikatë pronësie dhe s’do të ketë më nevojë, për shkak të përputhjes me direktivat e BE, për leje qarkullimi ndërkombëtare.”

 

Blendi Gonxhja bëri me dije se kostoja e lejes së re të qarkullimit do të jetë më e ulët.

Advertisement

 

“Një kosto që për ne ishte 3.500 lekë, shkon në 2.100 lekë. Kemi një ulje të kostos, sa herë që e bëjmë.”

 

Leja e re nuk do të ketë afat vlefshmërie. Qytetarët do të duhet ta bëjnë atë vetëm nëse e humbin, dëmtojmë apo duan të bëjnë ndërrim të lejes. Gjithashtu, ajo do të jetë e pafalsifikueshme dhe nuk griset si leja aktuale.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy