Leje qëndrimi 5-vjeçare, doganë e re, njohja e sigurimeve shoqërore dhe diplomave/ Ja disa nga marrëveshjet Shqipëri-Kosovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Leje qëndrimi 5-vjeçare, doganë e re, njohja e sigurimeve shoqërore dhe diplomave/ Ja disa nga marrëveshjet Shqipëri-Kosovë

Sot zhvillohet në Elbasan mbledhja e shtate ne total mes dy qeverive të Tiranës dhe Prishtinës.

 

Në total do të nënshkruhen 16 marrëveshje nga të cilët kryesisht përfitues do të jenë qytetarët në të dyja vendet.

 

Advertisement

Pasi lejet e qëndrimit dhe të punës do të jenë me afat 5 vjeçar dhe kontributet shoqërore do të njihen në të dyja anët e kufirit, kategoria tjetër që do të përfitojë është e studentëve. Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit tha për Vizion Plus se: Marrëveshja mes dy ministrive të arsimit për një procedurë shumë specifike që lidhet me njohjen e ndërsjellët të diplomave të arsimit të lartë, sepse heq procedurën burokratike të kërkesë së një e-mail, të një shkrese të veçantë që shpesh here merrte shume muaj dhe u kthente ne një kosto për qytetarët që kërkonin një vend pune.

 

Po në funksion të lëvizshmërisë së qytetarëve,  Barbullushi shtoi se pika e kalimit kufitar Shishtavec-Dragash do të bëhet edhe doganore.

 

Advertisement

Këtë herë angazhimi i dy kryeministrave Edi Ramës dhe Albin Kurtit është të bëjnë një bilanc të 84 marrëveshjeve të firmosura deri më tani, për të kuptuar në cilat raste arsyet financiare dhe burokratike janë bërë pengesë për mos-realizimin e disave prej tyre.

 

Këshilltarja e kryeministrit Rama shtoi për Vizion Plus se: të dy kryeministrat kanë vendosur për krijimin e një sekretariati të përbashkët që do të ketë fokus kryesor ndjekjen, monitorimin, raportimin e problematikave dhe lehtësimin e çdo pengese e procedure në zbatimin e marrëveshjeve.

 

Advertisement

Ky sekretariat do të drejtohet nga Gentian Sala, ish-drejtuesi i AMA-s.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy