Lejoi daljen e të miturit nga Shqipëria pa prokurën e babait, AMP: Detyrim paraqitje për inspektorin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lejoi daljen e të miturit nga Shqipëria pa prokurën e babait, AMP: Detyrim paraqitje për inspektorin

Një 31-vjeçar me iniciale A.D është hetuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore, pasi rezulton se gjatë periudhës që ka qenë në detyrë si N/Specialist Kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ka lejuar daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të një të mituri, i cili nuk ka qenë i pajisur me prokurë nga babai i tij.

Për këtë, inspektorit i është dhënë masa e sigurisë detyrim paraqitje në policinë gjyqësore.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të kryera për llogari të procedimit penal të vitit 2023, ka zbatuar Urdhrin e Prokurorisë për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj  punonjësit të policisë, Inspektor A.D., 31 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Masa e sigurimit personal është marrë pasi gjatë periudhës që ka qenë në detyrë si N/Specialist Kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, ka rezultuar se ky punonjës ka lejuar daljen nga territori i Republikës së Shqipërisë të një të mituri, i cili nuk ka qenë i pajisur me prokurë nga babai i tij”, thuhet në njoftim./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy