Lëkundjet e tërmetit në vend/ Sizmiologu: Informacionet që qarkullojnë po nxisin panik tek qytetarët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lëkundjet e tërmetit në vend/ Sizmiologu: Informacionet që qarkullojnë po nxisin panik tek qytetarët

Dy ditë më parë, lëkundjet e tërmetit që u ndien në disa qytete të vendit, ngjallën sërish panik tek qytetarët.

Ky tërmet riktheu frikën për një tërmet tjetër si ai i 26 nëntorit ku 51 persona humbën jetën.

Sizmiologu Edmond Dushi, në një lidhje direkte me emisionin 7pa5 ka folur për këtë situatë. Ai thekson se një tërmet nuk mund të parashikohet, ndërsa i bën thirrje qytetarëve të mos besojnë ato çfarë mund të shkruhen në media të ndryshme sociale, që bëjnë parashikime për tërmetet.
Sipas tij ato informacione janë kriminale se nxisin panik dhe probleme të tjera.

“Institutui i gjeoshkencave janë burimi zyrtar dhe ajo që ne informojmë bazohet mbi të dhëna shkencore. Edhe site EMSC është një site zyrtar për zonën euromesdhetare dhe aty ne dërgojmë të dhënat tona shkencore. Parashikimet online që bëhen për pritshmëritë e një tërmeti janë false dhe nuk mund të merren për bazë. Ne nuk mund të parashikojmë një tërmet, ato informacione që qarkullojnë nëpër disa media janë kriminale se këto nxisin panik dhe probleme të tjera”, u shpreh ai.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy