LETRA/ Joe Biden uron 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Është vend i veçantë, edhe për shkak të djalit tim të ndjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
LETRA/ Joe Biden uron 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Është vend i veçantë, edhe për shkak të djalit tim të ndjerë

Presidenti amerikan Joe Biden i ka dërguar letër urimi presidentes në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmanit, me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në letrën e tij, Biden thotë se qeveria e re do të duhet të punojë për proceset integruese në Bashkimin Europian dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe njohjen reciproke mes dy shteteve.

Letra është publikuar nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme tës SHBA-së ndaj Kosovës.

Letra e presidentit amerikan Joe Biden:

Advertisement

E nderuar presidente në detyrë,

Populli amerikan i bashkohet urimeve të mia për ju dhe miqtë tanë në Kosovë në 13-vjetorin e Pavarësisë së vendit tuaj.

Lidhjet ndërmjet popujve tanë mbeten forta, bazuar në një përkushtim të përbashkët për zhvillimin e vazhdueshëm të Kosovës si dhe forcën tuaj të qendrueshme si një vend sovran, i pavarur, multietnik dhe demokratik. Ne mezi presim të punojmë me Qeverinë e ardhshme për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj evropiane.

Ka shumë punë për të bërë, përfshirë marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, bazuar në njohjen e ndërsjelltë me të cilën forcohet sundimi i ligjit, përballimi i pandemisë globale COVID-19 dhe nxitja e rritjes ekonomike që mundëson një të ardhme të begatë per të giithë qytetarët e Kosovës.

Advertisement

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner dhe mik i përkushtuar i Kosovës në këto përpjekje.

Për mua personalisht, Kosova vazhdon të mbajë një vend të veçantë për familjen Biden, në shenje respekti te kohës gjatë së cilës djali ynë i ndjerë Beau Biden punoi për të siguruar paqen, drejtësinë dhe shtetin e së drejtës për të gjithë qytetarët e Kosovës!

Sinqerisht,

Joseph R. Biden

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy