Lëvizje të shumta në Kapshticë e Qafë-Thanë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lëvizje të shumta në Kapshticë e Qafë-Thanë

Fluks në hyrje në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë lëvizur në të dy anët e kufirit më shumë se 5.100 shtetas.

 

Gjatë këtyre orëve kanë hyrë nga vendi fqinj në drejtim të vendit tonë 3.400 shtetas. Edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës vijon të jetë i lartë kalimi në të dy anët e kufirit.

 

Advertisement

Gjatë 24 orëve të fundit nga kjo pikë kufitare kanë hyrë e kanë dalë 8.800 shtetas të huaj edhe shqiptarë.

 

Numri më i lartë ka qënë në hyrje me 5.790 shtetas. Për të përballuar fluksin në Kapshticë dhe në Qafë-Thanë është rritur numri i sporteleve. Fluks në hyrje nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë ka pasur edhe gjatë ditës së sotme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy