Lëvizte me armë dhe kanabis nëpër Tiranë/ “Shqiponjat” arrestojnë 32 vjeçarin (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lëvizte me armë dhe kanabis nëpër Tiranë/ “Shqiponjat” arrestojnë 32 vjeçarin (EMRI)

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 32 vjeçar të identifikuar si Erion Ymeri, i cili u kap me armë zjarri dhe lëndë narkotike me vete.

 

Në një njoftim për media, blutë bëjnë me dije se kapja e të riut është bërë nga forcat “Shqiponja”, në rrugën Myslym Keta në Tiranë.

 

Advertisement

Tiranë/ Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Ëalker”.

 

Lëvizte me armë zjarri (pistoletë) dhe me lëndë narkotike me vete, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 32-vjeçari.

 

Advertisement

Sekuestrohen 1 armë zjarri (pistoletë) dhe sasia e lëndës narkotike cannabis sativa.

 

Shërbimet e Policisë, mbështetur nga inteligjenca informative se në rrugën “Myslym Keta”, lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Ëalker”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi E. Y., 32 vjeç, banues në Tiranë.

 

Advertisement

Gjatë kontrollit fizik të 32-vjeçarit, në rrugën “Myslym Keta”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri (pistoletë) dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy