Lezha çel sezonin turistik duke e nisur startin nga Shëngjini

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lezha çel sezonin turistik duke e nisur startin nga Shëngjini

Zyrtarizimi i sezonit turistik veror 2022 në Lezhë ishte një gërshetim mes bregdetit, kulturës dhe gastronomise.

 

Restorantet e shumtë të kësaj zone, nga bregdeti ne zonat rurale, prezantuan risitë e këtij sezoni dhe pjatat e reja për vizitorët e turistët, që do të frekuentojnë këtë verë Lezhën.

 

Advertisement

Për të ndjekur nga afër hapjen e sezonit turistik në Lezhë kishte shume perfaqesues nga qeveria, kryetarët e bashkive të vendit dhe atyre të Kosovës, ambasadorë, personazhe publikë e shumë të ftuar të tjerë. E gjithë vëmendja ishte në Lezhë për të parë nga afer vlerat me të mira turistike.

 

Për Kryetarin e Bashkise, Pjerin Ndreu, nuk mund të këtë zgjedhje më të mirë për këtë verë se Lezhën, e për këtë renditi si veçori pastërtinë, peisazhin e bukur natyror, asetet e shumta kulturore e historike si dhe per gastronomine e pasur e të larmishme që sot quhet mbreteresha shqiptare.

 

Advertisement

Ministret e Kulturës dhe e Bujqesisë,  Mirela Kumbaro dhe Frida Krifca nuk hezituan të thonë gjatë fjalës së tyre se Lezha i ka të gjitha dhe mbetet oferta më e mirë turistike edhe këtë verë.

 

Darka gala me pjesmarrjen e personazheve te shumte, ku mori pjese edhe Kryeministri Edi Rama, ishte përmbledhja e nje feste të mirëfilltë që prezantoi kuzhinën më të mirë nga chefat që kanë bërë histori në gatim si Alfred Marku, Altin Prenga, Arbër Avdija etj. Kjo ishte mënyra më e mirë për të promovuar Lezhën dhe turizmin e saj.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy