Përgatitjet për sezonin turistik/ Zak Topuzi: Ky vit duhet të jetë më i mirë se 2021

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përgatitjet për sezonin turistik/ Zak Topuzi: Ky vit duhet të jetë më i mirë se 2021

Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Turizmit thotë se ky vit do të jetë më i mirë se ai i vitit 2021 përsa i përket turizmit.

 

Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Topuzi tha se kete vit pritet të ketë më shumë turizëm për shkak të përmirësimit të dukshëm të treguesve të Covid.

 

Advertisement

“Ku vit duhet të jetë një vit më i mirë se 2021. Ka një përmirësim të dukshëm të treguesve të Covid, ka një hapje të vendeve europiane. Tregu kryesor i qendrueshëm do të jetë tregu rajonal. Pavarësisht ndikimeve që do të ketë tregu rusfolës është një ndikim që do të jetë prezent. 120 mijë trusitë që vijnë çdo vit në Shqipëri janë turistë pa pretendime, janë interesantë”, tha Topuzi.

 

Ai theksoi se situata e luftës ka krijuar një precedent në Europë ku sipas tij, ka një tkurrje, një trembje nga rritja e çmimeve dhe nga pasiguria.

 

Advertisement

Më tej Topuzi theksoi: Ne shpresojmë që bilanci do të jeë më i mirë se 2021 Flasim për një turizëm kryesisht rajonal.
 Kemi gati 20% turistë me tepër, po përmiresohet bilanci.

 

Topuzi nënvizoi se për arsye të luftës ka pasur pronotime të cilat janë ekzistues që janë mbyllur në muajt shtator apo nëntor por tashmë kanë mbetur peng.

 

Advertisement

“E rëndësishme është që në përgjithësi vërehet një trend më pozitiv në krahasim em 2021”, tha Topuzi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy